Qeveria Kurti ka mbetur pa një ministër pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga drejtimi i Ministrisë së Shëndetësisë. Shefi i Qeverisë nuk e ka komentuar dorëheqjen e Latifit duke thënë që gjatë së premtes do ta takojë atë. Pas takimit, Kurti emëroi si ushtruese detyre të Ministres së Shëndetësisë, zëvendësministren Dafina Gexha – Bunjakun.