Top Channel/ Kosovë, nën hetim deputeti serb, dyshohet se organizoi sulmin e gazetarëve
11/04/2025 22:09

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka intervistuar në cilësinë e të pandehurit deputetin e sapo zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, Sllavko Simiq. Ai sipas prokurorisë dyshohet për veprën penale "pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmin". Simiq sipas Themelores së Mitrovicës dyshohet se ka dhënë urdhrin për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq. "I pandehuri S.S., dyshohet se me datë 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K., në Leposaviq, ka dhënë urdhër që të sulmohen gazetarët, dhe me këtë ka kryer veprën penale për të cilën është intervistuar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë”, thuhet nga prokuroria. Më 16 qershor 2023, në periudhën kur qytetarët serbë protestonin kundër kryetarëve të zgjedhur shqiptarë, Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kishte vizituar komunën e Leposaviqit. Gjatë vizitës së tij, gazetarët u sulmuan me shok-bomba, gurë e pati edhe sulme fizike ndaj tyre. Sllavko Simiq është rizgjedhur deputet nga radhët e Listës Serbe në zgjedhjet e nëntë shkurtit. Ai ka marrë më shumë se 12 mijë vota. Simiq është pjesë e Kuvendit të Kosovës që nga viti 2014.

Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, protesta para godinës së qeverisë, përplasje me policinë
30/10 09:20
Top Channel/ Ndëshkime masive në Kosovë pas vrasjes së Arlindës, qytetarët sërish në protestë
29/10 19:53
Top News – ‘Turp, drejtësi, dorëheqje’. Qytetarët e Kosovës protestojnë sërish për Arlinda Zekajn
29/10 19:40
Top Channel/ Pezullohet prokurorja e Pejës. Masa pas vrasjes së paralajmëruar e Arlinda Zekajt
29/10 15:25
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, shpërthejnë protestat në Kosovë
28/10 22:08