Partitë politike në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme të shtatë qershorit.Lëvizja Vetëvendosje mbajti tubimin hapës në Ferizaj, e nga aty, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, që synon edhe një mandat tjetër dha premtimet e tij për qytetarët e nuk la pa përmendur opozitën e deritanishme që tha se po e sulmojnë.