Top Channel/ Kosovë. Kush shpenzon më shumë se 800 kwh energji do paguajë tarifa të reja
09/02/2022 19:30

Që nga 9 shkurti ka filluar faturimi i energjisë me tarifat e rritura. Qytetarët që shpenzojnë më pak se bllok-tarifa prej 800kWh në muaj nuk do të preken nga rritja. Ndërkaq ata që e kalojnë bllokun do të paguajnë deri në 30% më shumë, pas subvencionimit nga qeveria. Një qytetar i Kosovës që ka shpenzuar mbi 1200kWh në muaj energji ka paguar 68 euro, me tarifimin e ri do të paguaj deri në 88 euro. Kjo rritje e faturave të energjisë elektrike është kundërshtuar nga partitë opozitare gjatë seancës së jashtëzakonshme që përmes një rezolute tentuan të shfuqizojnë vendimin. Memli Krasniqi – deputet, PDK: Albin Kurti po dëshiron me ia falë rreth 100 milionë euro, se kanë me dalë më shumë se 100 milionë euro, KEDS-it Hykmete Bajrami – deputete, LDK: Ky vendim është jashtëzakonisht i padrejtë, jashtëzakonisht diskriminues. ZRrE, bordi duhet me dhënë dorëheqje sepse ka bërë shkeljen më të madhe Besnik Tahiri, deputet, AAK: Sot jemi në Kuvend, nëse nuk ka reflektim do të vazhdojmë ashtu siç thënë nga PDK dhe LDK në apelim në Gjykatën Kushtetuese Megjithatë, shefi i Qeverisë insiston se vendimi i ZRrE-së është i duhuri. Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës: Pas subvencionimit nga ana e Qeverisë, gjatë muajve të ftohtë, mesatarisht 70.4% e familjeve nuk do të preken nga rritja e çmimeve. Tarifat e reja do të aplikohen deri më 31 mars të 2023.

Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00