Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar sërish të marrë votat e deputetëve për propozimet e saj për kryetar të Kuvendit. Propozimi i parë ishte ministri në detyrë të Financave, Hekuran Murati, pastaj me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavaci e në fund edhe me deputetin Dimal Basha. Të tre dështuan të zgjidhen në pozitën e kryeparlamentarit.