Një grua dyshohet se është goditur për vdekje këtë të premte në mëngjes nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar. Policia njofton se rreth orës 04:40 ka gjetur trupin e pajetë të 63-vjeçares në shtëpinë e çiftit në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Pas ngjarjes, shtetasi me iniciale I.G. është vetëdorëzuar në polici.