Teksa Kosova përgatitet t`i drejtohet kutive të votimit të dielën për të dytën herë brenda vitit për zgjedhjet e përgjithshme, ekspertja gjermane Frauke Seebass për Ballkanin nuk e përjashton mundësinë e një bllokimi të ri. Në një intërvistë për DW, ajo insistoi për dialog mes partive dhe kujtoi se Kosova ka humbur shumë nga reputacioni i saj ndërkombëtar këtë vit.