Bashkimi Europian e përshëndet vendimin e KQZ në Kosovë mbi zhvillimin e votimit për largimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që në datën 21 prill të mbahen votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.