Vepra voluminoze “Kosova” me tetë vëllime e autorit Jusuf Buxhovi është promovuar sot në Muzeun Historik Kombëtar në kuadër të Ditëve Europianë të Trashëgimisë. Ky libër ka shkaktuar debate dhe trazi ndër historianët e Serbisë por edhe të Kosovës. Ai insiston se Kosova ka qenë qendër shpirtërore dhe kulturore e Shqipërisë për mijëvjecarë me radhë dhe se pretendimet e Serbisë që thonë se Kosova ishte zemra e mbretërisë së tyre mesjetare janë vetëm ‘mite’. Sipas autorit të gjitha ngjarjet e mëdha që kanë ndodhur në mbretërinë dardane janë projektet të cila I vendosn shqiptarët në zemër të qytetërimit evropian.