Bora zbardhi mbarë Kosovën mëngjesin e së martës. Trashësia e saj arriti deri në 12 centimetra, e përnjëherë temperaturat e ulëta mbizotëruan. Megjithëkëtë, drejtori i Departamentit për Menaxhim të Rrugëve në Ministri të Infrastrukturës, Mal Lokaj tha se të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim, përfshirë ato malore.