Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për plotësim ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Partia Demokratike e Kosovës, si sponzorizuese e këtij projektligji derisa kërkoi që deputetët e të gjitha partive politike të unifikohen në votën e tyre pro, shpalosi edhe mangësitë e Gjykatës Speciale. Aleanca i dha mbështetje projektligjit për ndryshimet, ndonëse, ish-kryetari i partisë, Ramush Haradinaj tha se Gjykata Speciale do të duhej të zhbëhej. Lëvizja Vetëvendosje po ashtu i dha mbështetje projektligjit, megjithatë, kryetari i saj dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kushtëzoi me cështjen e presidentit, votën e partisë së tij pro kësaj nisme.