Top Channel/ Kosova shkon në zgjedhje të reja! Pritet data nga Presidentja në detyrë
29/04/2026 15:42

Pas dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri, Kosova shkon në zgjedhje. Kuvendi u shpërnda në mesnatë e tash ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu duhet të shpallë datën e zgjedhjeve. Për këtë, Haxhiu ka takuar të mërkurën kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, por duhet të zhvillojë konsultime edhe me krerët e partive politike. Sipas njohësve, Albulena Haxhiu ka kohë dhjetë ditë të mbajë takime e të caktojë datën e zgjedhjeve. "Tashmë që Kuvendi konsiderohet i shpërndarë me efekt kushtetues, Ushtruesja e Detyrës së Presidentit ka afat 10 ditë për të caktuar datën e zgjedhjeve, pas konsultimit me partitë politike dhe KQZ-në", ka sqaruar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës. Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe Kushtetutës së Kosovës, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë nga shpërndarja e Kuvendit e jo më vonë se 45 ditë. Sipas afateve në rastin konkret, Kosova shkon në zgjedhje më 31 maj ose 7 qershor. Pas shpërndarjes së Kuvendit, ky institucion është jo funksional e rrjedhimisht edhe qeveria është në dorëheqje e me fushëveprimtari të kufizuar. "Deri në mbajtjen e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve të reja – që do të marrë kohë të paktën tre-katër muaj – shteti do të jetë në pauzë", ka paralajmëruar Cakolli. Në periudhën prej 16 muajsh, Kosova organizon pesë procese zgjedhore, tre parlamentare e dy rrethe zgjedhjesh lokale.

Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, shpërthejnë protestat në Kosovë
28/10 22:08
Top News – Vrasja makabre e Arlinda Zekajt/ Ngrihet në këmbë Kosova, kërkohet dorëheqja e minsitrave
28/10 18:45
Top Channel/ Kapet në Deçan i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, Kurti do raport për dështimet
28/10 12:48
Top News – Vrau kunatën me sëpatë. Kosovë, arrestohet pas tre ditësh arrati autori i dyshuar
28/10 10:20
Top Channel/ Burg ish-bashkëshortit të Arlindës, Kunati i dyshuar për vrasjen ende në arrati
27/10 19:55
Top News- Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë/ Gjykata i cakton 1 muaj paraburgim ish-bashkëshortit
27/10 19:20
Top News-‘Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë’/Haxhiu: Regjimet autoritare duhet të ndëshkohen
27/10 18:33
Top News- ‘Dialogu me Kosovën do të vazhdojë’/ Lista Studentore flet për politikën e jashtme
27/10 17:48
Top News – Asnjë gjurmë nga vrasësi i Arlinda Zekajt. Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë
27/10 11:57
Top Channel/ Vrasja e gruas, mblidhet parlamenti në Kosovë, opozita kërkoi dorëheqje masive
26/10 19:55
Top Channel/ 49-vjeçaren e vret kunati në Pejë, 3 ditë më parë kishte bërë denoncim për dhunë
26/10 12:51
Top News – ‘Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi’/ Letra e dytë që e gruas së vrarë, ‘furtunë’ reagimesh
26/10 12:21
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Kryeprokurori kërkon raport të detajuar për rastin
26/10 11:52
Top News – ‘Kjo është shpresa ime e fundit’. Letra që paralajmëroi krimin në Pejë, nisin hetimet
26/10 11:46
Top News-Rikthimi i ligjit të Speciales përçan PDK. Deputeti nismëtar kundër-Drafti s’ka asnjë gabim
24/10 14:06
Top News- Betohen 515 ushtarë të rinj/ Albin Kurti: Liria është amanet, mbrojtja e saj përgjegjësi
23/10 20:00
Top News- Thellohet deficiti tregtar në Kosovë / Arriti në 534 milionë euro për muajin shtator
23/10 15:28
Top News- Kthehet ligji për Specialen/ Presidentja Shiroka-Pula pranon kërkesën e PDK-SË
22/10 20:00
Top Channel/ Veprimi i bujshëm! Presidentja e Kosovës rikthen ligjin për Specialen
22/10 19:47
Top Channel/ Marta Kos “kthen sytë” nga Kosova: Javët e ardhshme, vendimtare për Prishtinën!
22/10 11:59