Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka reaguar sërish këtë të hënë për situatën në veri të Kosovës. Ai njofton se ministrat e jashtëm të BE-së, do të diskutojnë sot pikërisht për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. “Ne menduam se kishim arritur një marrëveshje, por serbët e Kosovës iu përgjigjën arrestimit të ish-policit serb të Kosovës me trazira në rrugë, madje ata hodhën bomba ndaj policëve tanë. Kjo është e papranueshme, e di që të dyja palët po përpiqen për de-përshkallëzimin, por duhet të kuptoni se përplasjet në rrugë nuk çojnë në arritjen e një marrëveshje