Me 94 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës votoi rezolutën që dënon agresionin ushtarak rus në Ukrainë. Të gjitha grupet parlamentare me përjashtim të Listës Serbe që nuk mori pjesë në seancë, e dënuan me forcë mësymjen e Moskës në vendin fqinj me të. Kryeministri Albin Kurti u shpreh me tone të ashpra për qëndrimin e Serbisë, e cila është përpjekur të mos dalë hapur kundër Rusisë.