Në mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës e cila në rend të ditës kishte shqyrtimin e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë. Për shkak të mospajtimeve për rendin e ditës, që nuk kishte të bënte vetëm me dorëheqjet e komunitetit serbë, por edhe formimin e komisioneve të përhershme të këtij këshilli, tre anëtarë e bojkotuan mbledhjen.