Top Channel/ Kosova padit Malin e Zi, kërkon 4.500 metra katrorë territor!
21/06/2021 15:26

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, duke kërkuar kthimin e rreth 4,500 metrave katrore pronë në shëtitoren Rafailovic, e cila ka qenë dikur vendpushimi për fëmijë. Duket cituar aktpadinë, shtypi në Kosovë shpjegon se kjo hapësirë, e quajtur dikur “Ganimete Tërbeshi” ishte blerë gjashtë dekada më parë nga ana e Prishtinës. Mediat malazeze thonë se padia është paraqitur në Gjykatën Themelore të Kotorrit, të cilës i është kërkuar të dalë me një masë të përkohshme që ndalon tjetërsimin e pronës deri në zgjidhjen e cështjes në gjykatë. Ky vendpushimi u emërtua më vonë si “Lahor”. Pas luftës së luftës në Kosovë, dega e kompanisë u zhvendos në Malin e Zi, ku më tej u privatizua. Ndërtesa e vjetër u rrënua krejtësisht e tani aty po ndërtohet kompleks shumëkatësh. Në padi theksohet se Kosova është pronare e kësaj toke dhe si provë i ka bashkangjitur një marrëveshje të blerjes të lidhur më 22 mars 1961 në Gjykatën e Qarkut të Kotorrit, ku rezulton se parcelën prej 4,555 metra katrorë e kishte blerë Këshilli Social për Çështjet Politike dhe Sociale. Në 2018-tën, pas tre vjetësh refuzimi, në Kuvendin e Kosovës u ratifikua marrëveshja e kufirit me Malin e Zi, një nga kushtet e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën. marëveshja qe kundërshtuar atëherë nga Vetëvendosja e cila ishte e bindur se prej këtij pakti, Kosova humbiste territor.

Top Channel/ “Baca Jakup, qëndro i fortë”, Krasniqi përshëndetet me familjen në Prishtinë
21/11 15:18
Top News- Vizita e Krasniqit në Kosovë/Ish-kreu i Kuvendit rikthehet në Hagë
21/11 13:38
Top Channel/ Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia mes përqafimeve dhe duartrokitjeve
21/11 12:51
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 12:23
Top Channel/Kurti, editorial në “Kyiv Post”: Ukraina të njohë Kosovën, të demaskojë bllofin e Putin!
21/11 12:08
Top News- Vizita e Krasniqit në Kosovë/Ish-kreu i Kuvendit do të rikthehet në Hagë
21/11 10:43
Top Channel/ Momente prekëse në familjen e Jakup Krasniqit, të afërmit e përshëndesin nga ballkoni
21/11 09:53
Top Channel/ I shoqëruar nga forcat e EULEX, Jakup Krasniqi viziton shtëpinë përpara kthimit në Hagë
21/11 09:25
Top News- Radoiçiç ende pa adresë/ Policia serbe nuk sqaron nëse ka kaluar kufirin
20/11 19:30
Top News-Diaspora ‘mban me bukë’ Kosovën/ Remitancat, 80 për qind për konsum, 2 për qind për biznes
20/11 18:59
Top News- E vrau në sy të gruas dhe fëmijës/ Kosovë, gjykata lë në arrest me burg autorin e dyshuar
20/11 16:39
Top News – Përplasja me Qeverinë. Komuna e Prishtinës letër deputetëve: Zhbllokoni fondet
20/11 14:30
Top Channel/ Erërat e forta godasin Kosovën/ Një i plagosur, Ferizaj pa energji elektrike
20/11 12:30
Top News – Projektbuxheti për vitin 2027/ Mes debateve, Kuvendi i Kosovës e voton me 61 vota
20/11 10:14
Top Channel/ PDK-LVV bien dakord për ligjin e Dhomave të Specializuara
19/11 23:27
Top News- Autori i dënuar dhe në Zvicër/ Vrasja në Suharekë, Prokuroria: Rrezikoi gruan e vajzën
19/11 20:15
Top News- ‘Të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen’/ Kamberi: Nuk i shkëmbejmë me poste politike
19/11 19:30
Top News- Shtyhet seanca për ligjin e Speciales/ Kurti paralajmëron draft të ri për DHSK
19/11 16:40
Top News- Ulje e deficitit tregtar / Kurti zbulon planin ambicioz, 1 mld euro prodhim vendas
19/11 15:17
Top News – ‘Shpërdoroi 2.2 mln euro’. Qeveria e Kosovës kallëzon penalisht Përparim Ramën
19/11 13:59