Partitë opozitare edhe një herë nga salla e Kuvendit kërkuan funksionalizimin e institucioneve në Kosovë. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca përsëritën që Lëvizja Vetëvendosje qëllimisht mban të bllokuara institucionet. Përparim Gruda, deputet i PDK-së tha se jashtëligjshëm deputetët e Vetëvendosjes mbajnë edhe pozitat në ekzekutiv. "Pse guxon ministri i Financave që e ka emrin në vendim të Gjykatës Supreme me e bë këtë?! Sepse është përmbysë rendi kushtetues, sepse janë të bindur që forca e tyre shkon përtej kushtetutës" Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi bëri thirrje për konstituim të Kuvendit, duke thënë që problemet e qytetarëve zgjidhen vetëm në këtë mënyrë.