Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE deri në fund të vitit 2022, pohoi ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, në një veprim që ka gjasa të zemërojë Serbinë fqinje, e cila ende refuzon të njohë sovranitetin e saj. Ky hap i Prishtinës e bën atë të jetë e fundit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që aplikon për aderim në bllokun europian.