Pavarësisht insistimit të SHBA-së e BE-së për të kundërtën, qeveria e Kosovës nuk do të zbatojë një Asociacion komunash që shkel Kushtetutën e vendit, edhe pse mbetet e gatshme për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Pas një takimi me homologen sllovene Tanja Fajon, e cila po qëndron për një vizitë në Prishtinë, ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla insistoi se Associacioni njëetnik nuk mund të zbatohet.