Komisioni i Politikës së Jashtme i Parlamentit Europian diskuton sot draft-raportet për Kosovën e Serbinë, të paraqitura nga raportuesit përkatës të të dy vendeve, Viola Von Cramon për Kosovën dhe Vladimir Bilçik për Serbinë. Në draft-raportin e Kosovës përshkruhet situata politike në vend si dhe zhvillimet e fundit, përfshirë edhe aplikimin për anëtarësim në BE dhe raportet me Serbinë.