Top Channel/Kosova miraton dozën e tretë: “Tani është koha e duhur”!
08/12/2021 18:13

Kosova do të nisë administrimin e dozës së tretë përforëzuese të vaksinës kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se ky vendim pritet të nisë zbatimin nga 9 dhjetori. “Doza e tretë u jepet personave, të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por te të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre, apo sëmundjeve shoqëruese, me rekomandim të mjekut ordinues. Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë”, sqarohet në deklarate. Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit dhe, deri më tash, mbi 42 për qind e qytetarëve janë vaksinuar plotësisht. Nga vendet e rajonit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, Serbia ka vaksinuar 45 për qind të popullatës, Mali i Zi 41 për qind, Maqedonia e Veriut 38 për qind, Shqipëria 34 për qind dhe Bosnje e Hercegovina 21 për qind. Të gjitha vendet e rajonit po ashtu kanë nisur me dhënien e dozës së tretë dhe asaj përforcuese kundër koronavirusit. Në fund të nentorit, Komisioni Europian propozoi që doza e tretë e vaksinës të jetë parakusht për udhëtim në Bashkimin Evropian për qytetarët e të ashtuquajturave vende të treta, që përfshijnë edhe ata të Ballkanit Perëndimor.

Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49
Top Channel / Kosova kërkon dialog me SHBA! Presidentja: Anëtarësimi në NATO, parësor
12/10 23:17
Top News- Kritikat e BE për ligjin e Speciales, partitë në Kosovë: Do mbështesim çlirimtarët në Hagë
12/10 15:32
Top Channel/ Kos: Shqipëria mbyll grupkapitullin e 4 të negociatave me BE, Specialja me probleme!
12/10 11:33
Top News -Ndryshimi i ligjit të ‘Speciales’. Komisionerja Kos: Rrezikojnë integrimin e Kosovës në BE
12/10 11:10