Marrëveshja që shkrin kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shkuar në Kuvend. Projektligji, produkt i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive vitin e shkuar në Elbasan parashikon hapjen së shpejti të një dritareje të re kontrolli në Durrës dhe lehtësimin e procedurave doganore mes dy vendeve.