Shqiptarët e Luginës së Preshevës po kthehen prapa në kufi me Kosovën për shkak të mungesës së dozës së tretë të vaksinës. Kryetarja e Komunës së Preshevës thotë se hyrja në Kosovë është e domosdoshme për banorët e kësaj zone. Ardita Sinani: Qoftë për arsye të studimeve në universitetet e Kosovës, shërimit në qendrat klinike, të atyre që punojnë apo vizitojnë familjarët e tyre, frekuentojnë më së tepërmi republikën e Kosovës.