Forca të mëdha policore kanë shkuar në drejtim të kufirit të Jarinjës, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë qe pritet të fillojë sot për targat e automjeteve. Të njëjta burime tregojnë se situata e ngjashme është edhe në Bërnjak. Dhjetëra qytetarë serbë kanë ndaluar kamionët në formë proteste kundër rregullit të bërë publik mëngjesin e sotëm.