Autoritetet në Kosovë janë duke shqyrtuar mundësinë e dhënies së dozës të tretë të vaksinës anti-covid. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se për këtë janë duke kontaktuar edhe me kompanitë prodhuese për sigurimin e një milionë vaksinave të tjera, që do të mund të administrohen vitin e ardhshëm.