Kuvendi i Kosovës u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme thërritur nga mazhoranca ku u miratua një rezolutë me 8 pika që ndalon votimin për referendumin serb në territorin e Kosovës. Rezoluta parashikon se është e antikushtetuese të votohet për zgjedhjet apo referendumet e një shteti tjetër, në territorin sovran të Kosovës. Në Kuvend, kryeministri Kurti u shpreh se edhe pse kjo praktikë është lejuar në vitet e kaluara, kjo rezolutë do të jetë një mësim për gabimet e së shkuarës.