Kosova 18 vite e pavarur! Kjo datë e rëndësishme bashkoi gjithë politikën shqiptare, klerikët, diplomatët e më gjerë, në një aktivitet në Ambasadën e Kosovës në Tiranë. Në këtë përvjetor, mesazhi i ambasadorit të Prishtinës në vendin tonë, Skënder Durmishi, ishte i qartë: Anëtarësim i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Nga Tirana, ambasadori Durmishi i dërgoi një mesazh edhe Serbisë, teksa foli për marrëveshjen në fushën e mbrojtjes mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit.