Top Channel/ “Kosova është nën sulm”, Osmani: Duhet të këtë drejtësi në dialog
03/10/2023 22:57

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani theksoi sërish kërkesën e vendit të saj që shteti serb të dorëzojë kriminelin Millan Radojçiç, i cili pranoi përfshirjen e tij në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. “Kosova është nën sulm”, kështu u shpreh Osmani gjatë një interviste për CNN, teksa theksoi se Serbia nuk ka histori të mirë për vënien e drejtësisë, duke lënë të kuptphet se mund të devijojë drejtësinë e vërtetë për sulmin e rëndë. Presidentja ka kërkuar që Kosova të ketë drejtësi në dialog, pasi në proces ka pasur mungesë ekuilibri. Ndër të tjera shtoi se Aleksandar Vuçiç është inkurajuar nga ky qëndrim i ndërkombëtarëve, madje nëse nuk sanksionohet Serbia do të vijojë të përdorë dhunë. “Kur është fjala për Republikën e Kosovës atë që kemi ndërmarrë në Marrëveshjen e Brukselit në shkurt të këtij viti, atë që kemi ndërmarrë në aneksin e Ohrit në mars të këtij viti, Kosova është zotuar se do ta zbatojë dhe Kosova do t'i zbatojë obligimet që rrjedhin nga kjo marrëveshje...Kjo do të thotë ajo që parashikon neni 7 i asaj marrëveshjeje, që është vetëmenaxhimi për serbët, dhe kjo nënkupton edhe nenet e tjera”, u shpreh Osmani. Presidentja Vjosa Osmani shtoi se nuk ka ende asnjë konfirmim që ushtria e Serbisë është larguar nga kufiri me Kosovën. Në detajet e shtuara, ajo vuri në dijeni se Kosova po punon me aleatët dhe partnerët tanë të komunitetit transatlantik për konfirmimin e largimit të ushtrisë serbe.

Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07