Top Channel/ Kosova, ekspertët: Presioni ndërkombëtar mund t`i shtyjë palët drejt kompromisit!
07/06/2026 10:49

Zgjedhësit në Kosovë i drejtohen sot qendrave të votimit për zgjedhjet e treta parlamentare brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe atyre të parakohshme të 28 dhjetorit. Të parat nuk arritën të prodhojnë një qeveri, të dytat i dhanë Lëvizjes Vetëvendosje mbi 51 për qind të votave dhe shumicën në Kuvend, por mungesa e marrëveshjes për zgjedhjen e presidentit, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çoi në shpërndarjen e legjislaturës së dhjetë vetëm dy muaj e gjysmë pas konstituimit. Më 30 prill, ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, shpalli datën e zgjedhjeve të reja për 7 qershor, duke argumentuar nevojën për respektimin e afateve kushtetuese, organizimin efikas nga KQZ-ja dhe pjesëmarrjen sa më të gjerë të qytetarëve. Shpërndarja e legjislaturës u komentua nga kryeministri në detyrë dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, si një “mjerim politik”, i shkaktuar nga partitë opozitare për mosbashkëpunim dhe bojkotimin e seancave për zgjedhjen e presidentit. Kurti akuzoi opozitën për një karakter të vjetër politik dhe rënie të vazhdueshme elektorale, kujton REL. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, fajin nuk e gjen tek bangat e opozitës, por te karriget e pushtetit, që sipas tij imponoi këtë situatë. Analistët politikë vënë në dukje se këto zgjedhje janë më shumë se një rotacion pushteti: Ato do të përcaktojnë drejtimin politik të vendit: a do të forcohet pushteti i një partie dhe lideri i saj, apo do të vendosen mekanizma bashkëpunimi dhe balancash demokratike. Ekspertet paralajmërojnë mbi rrezikun e përqëndrimit të pushtetit te një lider, ndërsa një sistem konsensual kërkon kompromis ndërpartiak për funksionim institucional. Sistemi politik i Kosovës kërkon shumicën prej dy të tretash për vendime kyçe si zgjedhja e presidentit, gjë që imponon bashkëpunim ndërpartiak. Megjithatë, aktorët politikë shpesh synojnë më shumë pushtet sesa u jep mandati elektoral, duke krijuar komoditet për Qeverinë në detyrë dhe mundësi për të shtyrë vendime të vështira, përfshirë dialogun me Serbinë. Në këtë pikë, analistët besojnë se vetëm presioni ndërkombëtar mund t’i shtyjë palët drejt kompromisit, teksa nënvizojnë se është kokëfortësia e elitave politike ajo që riprodhon krizën.

Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, protesta para godinës së qeverisë, përplasje me policinë
30/10 09:20
Top Channel/ Ndëshkime masive në Kosovë pas vrasjes së Arlindës, qytetarët sërish në protestë
29/10 19:53
Top News – ‘Turp, drejtësi, dorëheqje’. Qytetarët e Kosovës protestojnë sërish për Arlinda Zekajn
29/10 19:40
Top Channel/ Pezullohet prokurorja e Pejës. Masa pas vrasjes së paralajmëruar e Arlinda Zekajt
29/10 15:25
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, shpërthejnë protestat në Kosovë
28/10 22:08
Top News – Vrasja makabre e Arlinda Zekajt/ Ngrihet në këmbë Kosova, kërkohet dorëheqja e minsitrave
28/10 18:45