Është befasues reagimi jo i duhur i të gjithë atyre, kundër të cilëve Serbia gënjen, përfshirë edhe Kosovën, thote Nevenka Tromp, eksperte e Studimeve për Europën Lindore në Universitetin e Amsterdamit në Holandë, hulumtuese e Gjykatës së Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi për 12 vjet me radhë dhe autore e librit “Procesi penal kundër Sllobodan Milloshevicit: gjykimi i papërfunduar”, i cili u promovua së fundi në Prishtinë.