Situata në Ballkanin Perëndimor, e sidomos në Kosovë e Serbi përbën boshtin e takimit të sotëm të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian në Bruksel. Ministrat e vendeve anëtare do të diskutojnë për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e atyre iu bashkohen edhe ministrat e Punëve të Jashtme nga gjashtë vendet e rajonit.