Në Bruksel po vazhdojnë takimet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Pas takimeve që dy delegacionet zhvilluan nje dite me pare me të dërguarin e posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, të mërkurën duhet të zhvillohet edhe një takim i përbashkët i palëve. Por, të martën u pa se palët nuk kanë gjetur pajtim as për temat e rendit të ditës që duhen të diskutohen në takimin trepalësh.