Top Channel/ Kosova dy ditë intensive, REL: Si lidhet Specialja me afatin nesër për presidentin!
05/10/2026 12:15

Shqyrtimi i projektligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës zhvillohet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të vendit. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, Kuvendi shpërndahet dhe Kosova shkon në zgjedhje të reja parlamentare. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka lidhur mbështetjen e saj për zgjedhjen e presidentit me miratimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia e tij, e cila ka 22 deputetë, është e gatshme të diskutojë dhe të ofrojë votat për presidentin pasi Kuvendi të përfundojë procedurën e miratimit të ligjit. Në përpjekje për të shmangur një krizë të re politike, kryeministri Albin Kurti zhvilloi gjatë fundjavës takime të ndara me Hamzën dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota në dy rundet e para, kujton REL. Nëse asnjë kandidat nuk e siguron këtë shumicë, në rundin e tretë mjaftojnë 61 vota, por për zhvillimin e votimit duhet të jenë të pranishëm të paktën 80 deputetë. Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit ka 53 deputetë. Qeveria e tij u zgjodh me 62 vota, me mbështetjen e tetë deputetëve të komuniteteve joserbe dhe deputetit serb Nenad Rashic. Me 22 deputetët e PDK-së, Kuvendi do të siguronte numrin minimal prej 75 deputetësh nga këto dy grupe, por për të zhvilluar votimin e presidentit nevojiten të paktën 80 deputetë të pranishëm.

Top News- Greta Thunberg i bashkohet protestës në Tiranë: Bota në solidaritet me ‘Flamingot’
19/11 22:29
Top News- Bllokohen anija me 16.8 tonë karburant në Durrës, dyshohet se do të nxirrej kontrabandë
19/11 22:13
Top News- Rrëshqitja e masivit shkëmbor në Bulqizë/ Rikthehet lëvizja në aksin Qafë e Buallit-Krastë
19/11 22:13
Top Channel/ 25 vite Top Channel, Drejtuesja Lori Hoxha: Madhështia qëndron tek njerëzit
19/11 21:01
Top News – Integrimi, lehtësohet procesi. Irlanda vlerëson Shqipërinë- Mbyllim 6 kapituj në 2026
19/11 20:00
Top Channel/ Koalicion kundër piraterisë televizive, Ama prezanton platformën e re
19/11 19:51
Top Channel/ Aditivë në produktet e bulmetit, Rreth 1 milion kg shtesa ushqimore për bulmetin
19/11 19:48
Top Channel/ Tensioni në protestët, qytetarët përplasen me policinë
19/11 19:36
Top Channel/ Rama: Europa gaboi me Rusinë. Merz: Trump-Xi-Putin u takuan për foto
19/11 19:32
Top News- Samiti i ‘Koalicionit të Vullnetmirëve’, Rama: Europa gaboi me Rusinë, duhej komunikim
19/11 19:28
Top Channel/ Tensione përpara Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë
19/11 18:50
Top Channel/ Kryeministri Edi Rama në Berlin, Gjermani, në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”
19/11 18:20
Top News – Punimet te mbikalimi i Laknasit/ Bllokohet lëvizja në rrugën dytësore Tiranë-Durrës
19/11 18:14
Top News- Po transportonin kanabis xhelatinë/ Arrestohet ‘mbikëqyrsi’, në kërkim bashkëpunëtori
19/11 18:11
Top News- Grabitja e parave të pensionistëve / SPAK heton një grup kriminal dhe një…deputete
19/11 16:38
Top News/ Vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit për hakmarrje, jepet pretenca pët autorin
19/11 16:37
Top News – Bonus fundviti për pensionistët. Diskutimet mbi shpërblimin, fond deri në 100 mln euro
19/11 15:40
Top Channel/ Kina, interes për investime! Ambasadorja kineze: Bizneset tona…
19/11 15:38
Top Channel/ “Postën e vodhi një grup kriminal”, dyshime se përvetësimi i parave…
19/11 15:37
Top Channel/ Lehtësi fiskale për sponsorët, zbritje tatimore deri në 30% për kulturën dhe sportin
19/11 15:37