Sigurimi i vijës kufitare, mbrojtja e sovranitetit dhe luftimi i kontrabandës do të jenë detyrat e xhandarmërisë, si strukturë e re e sigurisë. Në një konferencë për media, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se themelimi i një njësie të tillë vjen për shkak të evoluimit të gjendjes së sigurisë në botë por edhe rajon. Grupi punues i ngritur javë më parë, sipas ministrit në detyrë të punëve të brendshme, Xhelal Sveçlës, po analizon kornizën ligjore, mbi bazën e së cilës pritet të themelohet xhandarmëria si agjenci. Sveçla ka shtuar se në këtë grup punues janë përfshirë edhe institucionet e tjera vendore, por jo edhe ato ndërkombëtare.