Të gjithë shtetasit rusë, përfshirë ata me pasaporta diplomatike, të cilët duan të hyjnë, kalojnë tranzsit apo qëndrojnë në Kosovë, duhet të pajisen me vizë. Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë në Prishtinë, pak pasi Rusia aneksoi katër territore të Ukrainës.