Kosova ishte vendi ideal për të prodhuar monedhën virtuale. Mitrovica e Veriut dhe ajo e Jugut ishin parajsa e kriptomonedhave sepse atje energjia elektrike nuk paguhej. Vendimi i qeverisë së Kosovës për të ndaluar prodhimin e kriptove nuk është mirëpritur nga të gjithë. Milot Mehmeti nga Kosova thotë se prej vitesh edhe ai ka prodhuar kriptomonedha, por ndryshe nga kolegët e tij të Mitrovicës ai e paguante faturën e energjisë elektrike.