Ndërsa vijon në mbarë vendin numërimi i votave, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nxjerr shifrat e para të krimeve zgjedhore. SPAK njofton se 39 kallëzime për krime elektorale janë regjistruar si procedime penale dhe kanë kaluar për hetim. Nga 39 kallëzimet penale, thekson SPAK, 21 prej tyre janë bërë nga Policia e Shtetit, 8 nga Prokuroria e Posaçme, 3 të tjera nga subjektet politike dhe pjesa tjetër nga institucionet e tjera. Prokuroria e Posaçme njofton se në total janë administruar 156 materiale, që lidhen me krimin elektoral, ku një pjesë e tyre u kanë kaluar prokurorive në rrethe apo policisë për verifikim.