Top Channel/ Koreja e Veriut paralajmëron fqinjët: Lëshon “bishën” balistike përpara takimit!
16/03/2023 11:43

Koreja e Veriut i paralajmëroi fqinjët e saj me lëshimin e një raketë balistike në det midis gadishullit Korean dhe Japonisë. Lëshimi nuk ishte rastësor; ai erdhi vetëm pak orë përpara se presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol të udhëtonte drejt Tokios për të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë, fokusi I të cilit janë pikërisht mënyrat për t`iu kundërpërgjigjur vendit të izoluar komunist. Peniani ka hedhur një sërë raketash këtë javë, një formë e qartë reagimi kjo stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat ai gjithmonë I ka parë si veprime armiqësore. Ushtria koreano-jugore pohoi se Veriu kishte lëshuar të paktën një lloj rakete balistike të panjohur në brigjet e tij lindore. Edhe qeveria japoneze konfirmoi hedhjen e raketës dhe roja bregdetare e Japonisë vlerësoi se ajo mund të ishte një armë me rreze të gjatë veprimi si raketat balistike ndërkontinentale. Takimi I Yoon Suk Yeol me kryeministrin japonez Fumio Kishida do të jetë I pari I këtij lloji në më shumë se një dekadë. Ai konsiderohet pjesë e një përpjekjeje për të kapërcyer mosmarrëveshjet historike, politike dhe ekonomike në emër të një bashkëpunimi më të mirë për t'iu kundërpërgjigjur Koresë së Veriut dhe sfidave të tjera.

Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27