Top Channel/ Koreja e Veriut lëshon raketën e re hipersonike dhe kërcënon: Do frenojë rivalët
07/01/2025 13:43

Koreja e Veriut tha të martën se raketa më e fundit që e testoi është raketë e re hipersonike, me rreze të mesme veprimi, e dizajnuar për t’i goditur shënjestrat në Paqësor. Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar se do ta zgjerojë arsenalin bërthamor të Phenianit për t’i kundërshtuar kombet rivale. Të hënën, Ushtria e Koresë së Jugut tha se e vërejti Korenë e Veriut duke e lëshuar një raketë e cila fluturoi 1.100 kilometra para se të binte në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë. Koreja e Veriut ka demonstruar sisteme të shumta armësh vitin e kaluar, të cilat mund t’i vënë në shënjestër fqinjët e saj, si dhe Shtetet e Bashkuara. Në mesin e armëve të testuara ka pasur edhe raketa balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë. Janë ngritur shqetësime se Veriu mund t’i avancojë edhe më tej aftësitë e veta ushtarake përmes teknologjisë së ofruar nga Rusia, pasi këtu dy vende kanë rritur bashkëpunimin për luftën në Ukrainë. Mediat shtetërore të Koresë së Veriut thanë se Kimi e mbikëqyri testimin e raketës të hënën dhe se raketa udhëtoi 1.500 kilometra, duke i arritur dy pika të ndryshme kulmore, 99.8 kilometra dhe 42.5 kilometra, dhe se arriti një shpejtësi 12 herë më të shpejtë se shpejtësia e zërit, para se ta godiste saktë shënjestër detare. Lee Sung Joon, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, deklaroi se ushtria koreanojugore beson se Koreja e Veriut po i ekzagjeron aftësitë e sistemit të saj hipersonik, duke theksuar se raketa mbuloi një distancë më të vogël dhe se ajo nuk e arriti një pikë të dytë kulmore në trajektoren e saj. Sipas Lee, ka mundësi që ky testim ishte vazhdim i një testimi tjetër të një rakete balistike hipersonike me rreze të mesme, i kryer në prill. Ai gjithashtu e vuri në dyshim efikasitetin e përdorimit të këtyre sistemeve në një territor relativisht të vogël si Gadishulli Korean. Ai shtoi se ushtritë e Koresë së Jugut dhe SHBA-së po vazhdojnë ta analizojnë raketën. Kim Jong Un e përshkroi raketën si arritje thelbësore në qëllimet e tij për ta përforcuar programin mbrojtës bërthamor të Koresë së Veriut, duke e krijuar një arsenal “që askush nuk mund t’i përgjigjet”, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA). Lëshimi i raketës ndodhi gjatë vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Seul, ku ai zhvilloi bisedime me aleatët koreanojugorë mbi kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut dhe çështje të tjera. Në një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut, Blinkeni e dënoi lëshimin e raketës nga Koreja e Veriut, duke theksuar se kjo veprimtari shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër programeve të armëve të Veriut. Në një konferencë politike për fundvit, Kim Jong Un u zotua se do ta zbatojë politikën “më të ashpër” kundër SHBA-së dhe kritikoi përpjekjet e administratës Biden për ta forcuar bashkëpunimin e sigurisë me Seulin dhe Tokion, të cilin e përshkroi si një “bllok ushtarak bërthamor për agresion”.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30