Top Channel/ Koreja e Veriut dënon kapjen e Maduros nga SHBA: Cenim serioz i sovranitetit
04/01/2026 18:22

Koreja e Veriut ka dënuar kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar atë si një “cenim serioz të sovranitetit”. Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore KCNA, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut tha se Pheniani “denoncon fuqishëm aktin hegjemonist të SHBA-së të kryer në Venezuelë”. Sipas tij, “incidenti është një tjetër shembull që konfirmon qartë edhe një herë natyrën e egër dhe brutale të SHBA-së”. Pheniani, i cili është një mbështetës i regjimit socialist të Maduros në Karakas, e përshkroi largimin e presidentit venezuelian si një “shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe të ligjeve ndërkombëtare”, të cilat kanë si parim themelor respektimin e sovranitetit, mosndërhyrjen dhe integritetin territorial. Reagimi i Koresë së Veriut vjen në një kohë tensionesh të shtuara në gadishullin Korean. Shefat e përbashkët të shtabit të Koresë së Jugut njoftuan se kishin zbuluar disa lëshime raketash balistike nga rajoni i kryeqytetit të Koresë së Veriut rreth orës 07:50 të mëngjesit me orën lokale të së dielës. Gjatë javëve të fundit, lideri koreano-verior Kim Jong Un ka intensifikuar vizitat në fabrika armësh, ka inspektuar një nëndetëse me energji bërthamore dhe ka mbikëqyrur teste raketore, në prag të Kongresit të Nëntë të Partisë së Punëtorëve, ku pritet të përcaktohen objektivat kryesore politike për vitet në vijim.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54