Top Channel/ Koreja e Jugut akuzon Korenë e Veriut: Ka dërguar 3 mijë ushtarë për të ndihmuar Rusinë
27/03/2025 17:55

Koreja e Veriut ka dërguar të paktën 3,000 ushtarë të tjerë në Rusi në fillim të këtij viti, sipas asaj që pretendon ushtria e Koresë së Jugut. Ajo shton se kjo gjë ka demonstruar mbështetjen e vazhdueshme të Phenianit për luftën e Moskës kundër Ukrainës, ndërsa liderët botërorë bëjnë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit trevjeçar. Lajmi vjen pasi zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Andrey Rudenko tha se një vizitë e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në Rusi do të zhvillohet së shpejti. Këto përforcime i shtohen rreth 11,000 trupave që Koreja e Veriut ka dërguar në Rusi deri më tani, tha Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, duke shtuar se rreth 4,000 prej tyre janë vrarë ose plagosur. Ndërsa Koreja e Veriut duket se po rrit mbështetjen e saj për luftën e Rusisë, liderët evropianë dhe aleatët janë takuar në Paris për të diskutuar ndihmën për Ukrainën dhe stabilitetin afatgjatë në rajon, mes përpjekjeve të lëkundshme të Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar një armëpushim. Pas bisedimeve në Arabinë Saudite këtë javë, SHBA tha se Rusia dhe Ukraina ranë dakord të ndalonin përdorimin e forcës në Detin e Zi dhe të mbanin një pauzë të paralajmëruar më parë në sulmet kundër infrastrukturës energjetike. Por Rusia prezantoi disa kushte të gjera për nënshkrimin e armëpushimit të pjesshëm, i cili duket shumë larg nga një armëpushim i plotë 30-ditor i propozuar fillimisht nga Shtëpia e Bardhë.

Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06