Gjykata e Korçës ka lënë në masën arrest në burg 29 vjeçarin Kledi Tirollari, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën 12 vjeçare të bashkëjetueses së babait të tij. Avokati i i tj është shprehur në sallë ne gjyqit se i riu i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se vajza e mitur ka jetuar në shtëpinë e tij, për shkak të lidhjes martesore të nënës së saj me babain e tij. Por pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata e ka lënë në burg deri në kryerjen e një akt ekspertimi mjeko-ligjor për të miturën.