Ekspozita kolektive “Dola për një shëtitje” solli në Korçë një përvojë të re artistike, duke bërë bashkë krijimtarinë e 11 artistëve vendas dhe ndërkombëtarë., pjesë e Rezidencës Artistike Korçë, që u ofroi krijuesve hapësirën, kohën dhe frymëzimin e nevojshëm për të zhvilluar kërkimet e tyre pamore dhe për të gërshetuar përvojat e tyre jetësore me atmosferën unike të qytetit. Inspirimi nga arkitektura e Pazarit të Vjetër, lagjet karakteristike, Katedralja, por edhe klima apo mikpritja e ngrohtë u pasqyruan në veprat e ekspozuara. Përmes pikturës, artit abstrakt dhe gërshetimit të relieveve, artistët e huaj sollën në telajo mbresat e tyre nga Korça.