109-vjetori i shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës, një nga momentet më domethënëse të historisë sonë, kur Korça u shndërrua në model të vetëqeverisjes, qytetarisë dhe organizimit institucional është përcjellë mes aktivitetesh të shumta. Në këtë ditë simbolike Këshhilli i Qarkut të Korçës ka organizuar në shenjë nderimi aktivitete të shumta kulturore, historike dhe përkujtimore si një homazh për vizionin e patriotëve korçarë dhe një kujtesë për vlerat e qytetarisë, arsimit dhe bashkimit. Në Shtëpinë e Flamurit, godinën simbol të kësaj dite nuk kanë munguar as ekspozimet e dokumenteve dhe dëshmive të kohës të sjella nga Koleksionisti dhe historiani Niko Kotherja