Me entuziazëm dhe buzëqeshje është pritur nga publiku spektakli i humorit "Verë dhe Portokalle", gjatë ndalesës së tij në qytetin e Korçës. Eventi veror aq i dashur i cili sjell aktorët e njohur të "Portokallisë" me ture në qytete të ndryshme të vendit, mblodhi qindra qytetarë, vizitorë e turistë në sheshin para Katedrales "Ringjallja e Krishtit".