Pas një incidenti që provokoi reagime të ashpra në mbarë opinionin publik mbarëshqiptar, Flamuri Kombëtar dhe shqiponja dykrenare janë rikthyer sërish në majën e Korabit. Një grup të rinjsh, alpinistësh dhe patriotësh nga Shqipëria e trevat e rajonit janë organizuar në një marshim drejt pikës më të lartë të trojeve tona për të rivendosur simbolet që u vandalizuan pak ditë më parë.Ngjarja e fundit e shtatorit, ku dy djem dibranë ngjitën me sakrificë një strukturë metalike të shqiponjës plot 90 kilogramë, mori një kthesë të papritur kur simbolet shqiptare u hoqën dhe u dëmtuan nga një grup vizitorësh nga ana maqedonase.