Kopshti Zoologjik i Tiranës, do të jetë gati për fëmijët dhe vizitorët brenda vitit 2021. Projekti i ri i Bashkisë së Tiranës, ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët, kënde lojërash për fëmijë, si dhe mjedise edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, vizitoi sot Kopshtin Zoologjik, dhe tha se ishte i befasuar nga cilësia e punimeve për këtë projekt.