Top Channel/ “Kopjojnë” Gjadrin? Gjermania: OK qendrave të deportimit jashtë BE-së!
05/09/2026 14:25

Skepticimi që rrethoi fillimisht në BE transferimin e emigrantëve të kapur në ujrat territoriale italiane drejt Shqipërisë, duket është davaritur krejtësisht, e përkundrazi, tani ai është kthyer në njërin nga modelet e diskutuara për politikën e ardhshme të kthimeve të unionit. Tani, pese vende të bllokut kanë rëndë dakord edhe vetë për një afat kohor dhe një model për të ashtuquajturat “qendra kthimi”, struktura këto jashtë Bashkimi Europian ku emigrantët e paligjshëm mund të transferohen ndërkohë që presin procedurat e riatdhesimit. Ministrat e të ashtuquajturit “grupi i pesëshes”, i përbërë nga Gjermania, Austria, Danimarka, Greqia dhe Holanda, njoftuan gjatë një takimi në Kopenhagen se presin të arrijnë vitin e ardhshëm një marrëveshje me një vend partner për ndërtimin e këtyre strukturave. “Presim që emigrantët e parë të jemi gati t`i trasnferojmë drejt një vendi partner jashtë BE-së brenda vitit 2027”, tha ministri danez i Emigracionit, Morten Bødskov. Ministrat nuk sqaruan megjithatë se me cilat vende po zhvillojnë aktualisht bisedime për ngritjen e këtyre strukturave. Njoftimi vjen pas muaj të tërë debatesh mbi mënyrën se si do të funksionojnë qendrat në fjalë dhe nëse ato do të jenë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Plani është kritikuar ashpër nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe nga disa politikanë të krahut të majtë. Pesë vendet theksuan se strukturat nuk do të jenë “kampe”, por “sqendra të hapura”, të destinuara për ti ofruar sic tha ministri holandez i Emigracionit, Bart van den Brink, një “mundësi të re” klandestineve. Sipas masave të reja të BE-së për kthimin e emigrantëve, të miratuar në fillim të këtij viti, vendet mund të krijojnë qendra jashtë bllokut ku azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe emigrantë të tjerë që presin dëbimin mund të transferohen, me kusht që të arrihet një marrëveshje me vendin pritës.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12