Irani dhe Omani kanë arritur disa marrëveshje gjatë bisedimeve të zhvilluara në Muscat, me fokus kryesor Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi se të dy vendet, si shtete bregdetare përgjatë kësaj ngushtice, duhet të bashkëpunojnë ngushtë për të mbrojtur interesat e përbashkëta. “Është e nevojshme të kemi koordinim të vazhdueshëm për çështje të tilla strategjike,” u shpreh ai, duke shtuar se konsultimet do të vijojnë në nivel ekspertësh.