Po shkon drejt fundit intervistimi i kandidatëve që garojnë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçmen Antikorrupsion. I fundit në këtë proces është Klodjan Braho, i cili nisi me paraqitjen e platformës së tij, si dhe evidentoi hetimet më të rëndësishme që ka bërë në karrierën e tij. Ai tha ndër të tjera se gjatë hetimeve nën drejtimin e tij, janë sekuestruar pasuri në vlera miliona euro, ku theksoi se në vetëm një rast janë sekuestruar 18 milionë euro.